Flisni Lirisht

I thoni “mirë se erdhe” një mënyre të ndryshme shkëmbimi mesazhesh. Një fokus i papritur mbi privatësinë, i ndërthurur me krejt veçoritë që prisni.


"E përdor Signal-in çdo ditë."

Edward Snowden
Nxjerrës sekreti dhe mbrojtës i privatësisë

"I trust Signal because it’s well built, but more importantly, because of how it’s built: open source, peer reviewed, and funded entirely by grants and donations. A refreshing model for how critical services should be built."

Jack Dorsey
CEO of Twitter and Square

"Signal-i është mjeti më i përshkallëzueshëm për fshehtëzim që zotërojmë. Është i lirë dhe i shqyrtuar nga specialistë të fushës. I nxis njerëzit ta përdorin përditë."

Laura Poitras
Gazetare, regjisore dhe producente filmash vlerësuar me Oskar

"Më bën rregullisht përshtypje mendimi dhe kujdesi i mbrujtur në sigurinë dhe përdorshmërinë e këtij aplikacioni. Është e para zgjedhje e imja për biseda të fshehtëzuara."

Bruce Schneier
Ekspert sigurie me famë ndërkombëtare

Pse të përdoret Signal-i?

Eksploroni më poshtë që të shihni pse Signal-i është një shkëmbyes mesazhesh i thjeshtë, i fuqishëm dhe i sigurt

Ndani Me të Tjerët Pa Pasiguri

Fshehtëzimi skaj-më-skaj, i fjalës së fundit të teknikës (bazuar në protokollin me burim të hapët Signal) i mban bisedat tuaja të sigurta. S’mundemi t’i lexojmë dot mesazhet tuaja apo të dëgjojmë thirrjet tuaja, dhe askush tjetër s’mundet. Privatësia s’është diçka opsionale — thjesht është mënyra se si funksionon Signal-i. Për çdo mesazh, për çdo thirrje, çdo herë.

Thoni Ç’të Doni

Ndani falas me të tjerët mesazhe tekst, zanorë, foto, video, GIF-e dhe kartela. Signal-i në telefonin tuaj përdor lidhjen për të dhëna, kështu që mund të shmangni tarifa SMS-sh dhe MMS-sh.

Flisni Lirisht

Bëni thirrje me zë të kristaltë dhe video me persona që banojnë në të njëjtin qytet, ose më anë tjetër të oqeanit, pa tarifa ndërkombëtare.

Bëjeni Privatësinë Ngjitëse

Shtojuni bisedave tuaja një shtresë të re shprehjeje, me ngjitës të fshehtëzuar. Mundeni gjithashtu të krijoni dhe ndani me të tjerët paketat tuaja të ngjitësve.

Bëhuni Tok në Gupe

Bisedat në grup e bëjnë të lehtë mbajtjen e lidhjeve me familjen, shokët dhe kolegët tuaj.

Pa reklama. Pa gjurmues. Nuk tallemi.

Në Signal s’ka reklama, s’ka marketing palësh të treta dhe as gjurmim të shpifur. Pra, përqendrohuni te ndarja me të tjerët e çasteve me vlerë, me njerëzit që kanë vlerë për ju.

I lirë për Këdo

Signal-i është një ent i pavarur jofitimprurës. S’kemi lidhje me ndonjë shoqëri të madhe teknologjish, dhe as mund të na blejë ndonjë e tillë. Zhvillimi mbështetet në grante dhe dhurime nga njerëz si ju.